Prej të martës deri të enjten janë luajtur ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në hendboll. Janë luajtur ndeshjet në të dy konkurrencat, por nuk ka patur ndonjë befasi të madhe në rezultatet e arritura.
Te hendbollistet tutje kanë kaluar skuadrat që pritet të garojnë për trofe, Istogu, Ferizaj, Vushtrria, Prishtina, por edhe Kastrioti, Vëllaznimi, Shqiponja e Drita.
Te hendbollistët pa vështirësi kanë avancuar në rrethin e dytë kampioni, Besa Famgas, fituesi aktual i Kupës, Kastrioti, pastaj Prishtina, Vushtrria e Vëllaznimi. Tutje shkuan edhe Zhegra e Drenica. Zhegra e mposhti rivalin lokal, Dritën, kurse ndeshja më interesante ishte ajo mes Drenicës e Prizrenit që u fitua nga skuadra vendase me një gol dallim. Ka mbetur të zhvillohet vetëm edhe ndeshja në mes të Trepçës e Istogut e paraparë për 7 nëntor.
Kupa e Kosovës – femrat (rrethi i parë)
Istogu – Dukagjini 42:20(24:8)
Trepça – Vushtrria 16:39 (7:21)
Kastrioti – Llapusha 41:11 (22:4)
Samadrexha – Ferizaj 25:33 (12:19)
Vëllaznimi – Jusuf Gërvalla 28:24 (11:8)
Prishtina – Vjosa 34:10 (16:5)
Drita – Ulpiana 27:21 (10:9)
Shqiponja – Prizreni 49:15 (25:12)
Kupa e Kosovës – meshkujt (rrethi i parë)
Kastrioti – Vjosa 37:20 (19:10)
Vëllaznimi – Deçani 41:33 (17:17)
Prishtina – Llapi 40:25 (20:15)
Vushtrria – KEK-u 27:24 (15:13)
Besa Famgas – Dukagjini 43:14 (23:10)
Drita – Zhegra 28:37 (12:15)
Drenica – Prizreni 34:33 (14:15)Trepça-Samadrexha |07.11.2019 ora 19:00