Pa befasi në rrethin e parë të Kupës së Kosovës

Të mërkurën e të enjten janë luajtur shumica e ndeshjeve të rrethit të parë të Kupës së Kosovës në hendboll.
Nuk ka pasur ndonjë befasi, me skuadrat favorite që kanë avancuar në raundin e dytë të garave të Kupës.
Te hendbollistët, Besa Famgas mposhti thellë Deçanin me rezultat 48:12. Kastrioti fitoi ndaj Lepencit me 40:19, kurse Prizreni ishte më i mirë se Vjosa (37:27). Fitore të thellë shënoi edhe Trepça ndaj Istogut, 56:17.
Ndeshjet Vëllaznimi – Rahoveci, Prishtina – Llapi, Vushtrria – Ulpiana, Drenica – Zhegra, luhen më vonë.
Te hendbollistet, Istogu shënoi fitoren më të lartë. E mposhti Dukagjinin me 59:13. Vëllaznimi fitoi me vetëm një gol dallim ndaj Jusuf Gërvallës, 27:26, kurse rezultatet e ndeshjeve tjera ishin: Prizreni – Shqiponja 23:50, Ferizaj – Vjosa 32:24, Drita – Kastrioti 18:37, KEK-u – Samadrexha 15:27.

Lajme tjera