Skuadra zvicerane, Kreuzlingen, barazoi 25:25 me favoritin, Kriensin. Ndeshja e së dielës i takoi Superligës zvcerane në hendboll.
Në barazimin e rëndësishëm të Kreuzlingenit, vendimtar ishin hendbollistët e Kombëtares së Kosovës.
Kapiteni Valon Dedaj i kishte gjashtë gola, sa edhe Drenit Tahirukaj. Bujar Ramosaj dha kontribut në mbrojtje kryesisht, ndërsa Haris Berisha i kishte 14 pritje.
Luigj Quni të shtunën shënoi fitore me Amicitia Zuerich ndaj Wacker Thuni. Zuerichu fitoi 31:28. Quni kontribuoi me dy gola, por kreu punë edhe në mbrojtje.
Në elitën e Kroacisë, Matej Thaqi i shënoi tri gola nga katër tentime në fitoren 25:23 të Varazhdinit ndaj Trogirit.
Në barazimin 29:29 të Osijekut ndaj Moslavinas, Kushtrim Ninaj i shënoi shtatë gola nga nëntë tentime.