Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Paraqitje solide e Kombëtares U19 në hapje të Evropianit

Kosova U19 e ka nisur me humbje Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Riga të Letonisë. Por paraqitja e djemve tanë ishte premtuese, ndonëse përballë e kishin Turqinë. Të hënën pasdite, Turqia fitoi me rezultat 32:24, por Kombëtarja jonë ishte në lojë thuajse deri në minutat e fundit.

Ka pasur gjëra shumë të mira në lojën tonë, aksione e gola të bukur. Por natyrisht ka pasur edhe dështime e lëshime, që duhet të përmirësohen për ndeshjet e ardhshme.

Fillimi ishte i barabartë, ndërsa ne ishim në epërsi me 4:3. Më pas turqit kishin më shumë nga loja. Pas 30 minutave rezultati ishte 16:12. Në pjesën e dytë sërish u afruam në dy gola, 17:15, por Turqia ktheu epërsinë me më shumë gola dhe e mbajti deri në fund. Tetë gola nga 18 tentime i ka shënuar Ardin Berisha. Ajdin Gashi i kishte pesë gola nga nëntë tentime, ndërsa pesë gola nga dhjetë tentime i kishte Ermal Dukaj. Nga dy gola i shtuan Arjanit Murseli, Jon Vokshi e Dardan Ramadani.
Nesër është ndeshja me Holandën.