Paraqitje të suksesshme të lojtareve tona në Danimarkë

Marigona Hajdari ishte e pandalshme të shtunën në elitën e Danimarkës. Ajo realizoi 4 gola e 4 asistime për Ringkobingun që fitoi 30:23 në udhëtim ndaj Holstebros. Hajdari ishte kreatore e të gjitha aksioneve të Ringkobingut, që kështu shënoi fitoren e dytë në Superligën daneze.
Pjesë e Ringkobingut është edhe Leonora Demaj, që të shtunën nuk realizoi gol.
Në Danimarkë paraqitje pozitive kanë pasur edhe motrat Sara e Rina Rexhepi. Rina i shënoi 7 gola, ndërsa Sara i shtoi 4 të tjerë për skuadrën e Ligës B, AGF Handbold. Të enjten kjo skuadër humbi 34:31 nga Bjerringbro. Rina ishte më efikasja te skuadra e saj.
Motrat Rexhepi për shkak të obligimeve në shkollim nuk kanë luajtur për një kohë për Kombëtaren tonë. Por pritet të kthehen për sfidat e ardhshme.
Në të njëjtën ligë, EH Aalborg të shtunën fitoi 21:19 ndaj Gudme HK. Njoma Zogaj e shënoi një gol për Aalborgun, ndërsa dha kontribut edhe në mbrojtje.

Në Slloveni, Mirjeta Bytyqi fitoi 24:22 me Mlinotest Ajdovshçina ndaj skuadrës Litija. Bytyqi, ndër të tjera, dha kontribut me një gol.

Lajme tjera