Pas barazimit në pjesën e parë, Prishtina mposhtë Trepçën

Katër ndeshje të javës së 12-të të Superligës së hendbollistëve u luajtën të shtunën. Ndeshja më interesante ishte ajo në mes të Prishtinës dhe Trepçës. Prishtina fitoi me rezultat 31:24, por pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, 12:12. Madje mitrovicasit në pjesën e parë shumicën e kohës ishin në epërsi të lehtë. Epërsia shkoi deri në tri gola (11:8) në minutën e 24-t, por Prishtina megjithatë barazoi rezultatin në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë prishtinasit shpejtë kaluan në epërsi dhe atë e rritën gradualisht për të shënuar fitoren e dhjetë kampionale. Trepça pësoi humbjen e nëntë dhe është në vend të parafundit me pesë pikë.

Me fitore ka vazhduar edhe Besa Famgas që mposhti Vëllaznimin në Pejë me rezultat 32:17. Për Besën është fitorja e 11-të kurse për Vëllaznimin humba e gjashtë.

Edhe në ndeshjet Drita – Samadrexha e Kastrioti – Drenica fituan skuadrat vendase që njëkohësisht ishin favorite.

Drita fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 42:27 kurse Kastrioti ndaj Drenicës me rezultat 43:24.

Prishtina – Trepça 31:24 (12:12)

Prishtina: Hoxha 1, Visoka 1, Bajqinovci 8, Abazi 3, Beshiri 7, Gjuka 1, Batatina, Beqiraj, Agushi, Basholli 8, Krasniqi 2.

Trepça: Zhuri 6, Tahiri, Terziqi, Pllana 2, Voca, Fejzullahu 3, Beqiri, Shala 7, Shabani 4, Beqiri 1, Qabra 1.

Besa Famgas – Vëllaznimi 32:17 (17:9)

Besa Famgas: Mehmeti, B. Idrizi 1, Vokshi 3, Broqi 2, Tetova 2, D. Idrizi 4, D. Tahiruka 11, Dri. Tahirukaj 5, Ramosaj 3, Kukrika, Berisha, Tafilaj 1.

Vëllaznimi: Curri, Rama 2, Rexha 2, Neziri , Mamusha 1, Spahija 1, Halili 1, Fana 3, Gaxha 3, Luzha

Drita – Samadrexha 42:27 (22:13)

Drita: Buqinca 1, Sylejmani, Shaqiri 11, Mustafi 5, Misini 4, Mehmeti 3, Azizi, Maxhera 4, Cimili 3, Gubetini 7, Veliu 4.

Samadrexha: Sopjani, K. Maloku 2, S. Maloku 4, Sh. Maloku, D. Maloku 4, A. Basholli, F. Maloku 2, A. Maloku 13, Jashari 2, Bunjaku.

Kastrioti – Drenica 43:24 (19:14)

Kastrioti: Kolev, K. Syla 4, B. Syla 3, Salihu, A. Dugolli 2, Prekazi 3, Terziqi 6, Shabani 2, Ramadani 3, D. Dugolli, Rudari 5, Mustafa 7, Esati, Rajatoski 8.

Drenica: Lladrovci, Hasani 1, Qorri 5, Muqolli, Hamza 1, Zekaj 2, Sahiti 3, Hasani, Binaku 1, Haxhijaj 3, Mehmeti 8, Gecaj, E. Hamza.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës A (meshkujt). Në ndeshjen …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e luajtur në palestrën “Minatori” …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogu të mërkurën …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në Shkup, Eshref Beqiri e …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros …

Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon menjëherë të mërkurën (sot) me ndeshjet e javës së …

Lojtaret e Kosoves pershendesin njani tjetrin

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për dy ndeshjet e ardhshme. …