Përfaqësuesja vazhdon punën, Jupa i bindur për hapin e radhës

Hendbollistët e përfaqësueses së Kosovës po vazhdojnë përgatitjet me synim për paraqitje sa më të mirë në ndeshjet kualifikuese për botërorin e vitit 2019. Nën urdhërat e përzgjedhësit Taip Ramadani, hendbollistët po ushtrojnë nga dy herë në ditë në Prishtinë, ndërsa atmosfera brenda grupit është shembullore. Shtabi teknik, por edhe lojtarët, janë të kënaqur me punën që po bëhet, ndërsa synim për ndeshjet në Portugali mbetet ngritja e mëtejme e nivelit të përfaqësueses.
Në kuadër të grupit të katërt të raundit të parë të kualifikimeve evropiane për botëror, Kosova përballet me Poloninë (12 janar), Portugalinë (13 janar) dhe Qipron (14 janar). Ndeshjet e grupit të katërt luhen në Portugali.

“Gjithçka po shkon ashtu si duhet. Po punojmë dy herë në ditë, ndërsa po presim që edhe dy lojtarë të na bashkangjiten dhe të jemi të kompletuar. Kemi trajnerë të mjaftueshëm që po na ndihmojnë shumë që të përmirësojmë performancën tonë. Besoj që në Portugali do të jemi rival i fortë dhe do të dëshmojmë që dita-ditës vetëm po përmirësohemi si përfaqësuese”, ka thënë të shtunën pivoti Kastriot Jupa. Anëtari i skuadrës Besa FamGas ka folur edhe për synimet konkrete nga cikli eliminator në Portugali.

“Prioritet është të kemi një fitore kundër Qipros dhe së paku t’i bëjmë ballë Portugalisë, pasi Polonia është dukshëm ekipi më i mirë në grup. Shpresojmë që të zhvillojmë ndeshje sa më të mira”, ka thënë Jupa.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re …

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian …

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e rizgjedhjes ne postin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re të Besa Famgas. Në …

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian të hënën. Xhema e …

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Superligën A …

Të dielën u luajtën katër ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Llapi ka vazhduar me fitore në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dielën në xhiron …

Besa Famgas e ka mbyllur me fitore bindëse fazën e parë të garave në Superligën e Kosovës në hendboll …