Përfundon Evropiani për Kombëtaren U20

Ka përfunduar Kampionati Evropian i Divizionit B për Kombëtaren U20 të Kosovës në hendboll. Në Varna të Bullgarisë, Kosova U20 të shtunën luajti ndeshjen për plasman përfundimtar. U përball me Lituaninë dhe pësoi me rezultat 28:17.


Vetëm në pak momente ka funksionuar loja e Kombëtares sonë, ndërsa në rezultat kanë kushtuar gabime të shumta teknike të lojtarëve tanë.
Paraqitja në Evropian shërben si përvojë me shumë vlerë për lojtarët e kësaj gjenerate. Ndër të tjera ata kanë parë se për nivel serioz evropian kërkohet punë dukshëm më e madhe.


Në muajin e ardhshëm në Evropian paraqitet Kombëtarja U18.

Lajme tjera