Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përfundon Evropiani për Kosovën U19

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (djemtë) e ka luajtur të shtunën ndeshjen e fundit në kuadër të Kampionatit Evropian të këtij viti (Divizioni B). Në Riga të Letonisë, Kosova U19 u mposht nga Luksemburgu me rezultat 38:20. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:10.
Ndeshja ishte e vlefshme për plasman përfundimtar.
Fare pak gjëra kanë funksionuar në lojën e Kombëtares sonë. Dhe kështu humbja ishte e pashmangshme.

Megjithatë përvoja e fituar në Evropian do të jetë shumë e vlefshme për këtë gjeneratë lojtarësh. Ka pasur avancim, por po ashtu djemtë kanë mundur të kuptojnë se për paraqitje të nivelit më të lartë duhet shumë më tepër punë e përkushtim.

Ky ishte Evropiani i fundit i grupmoshave për Kosovën në këtë verë. Kosova ka garuar edhe me hendbollistet U19 e U17, ndërsa lojtarët tashmë u kthehen angazhimeve në skuadrat e tyre, me shpresë për rritje të vazhdueshme të nivelit.