Përfundon evropiani për Kosovën U19

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (femrat) të dielen ka luajtur ndeshjen e fundit në kampionatin evropian, Divizioni B, që u mbajt në Klaipeda të Lituanisë. Kosova të dielen luajti për vendin e shtatë dhe u mposht nga Gjeorgjia me rezultat 29:28.

Edhe një herë vajzat tona e lëshuan fitoren nga dora. Pas fillimit më të mirë të gjeorgjianeve, Kosova U19 krijoi epërsi prej dy-tri gola që e mbajti në pjesën e parë. Pjesa e parë përfundoi 11:9 për kombëtaren tonë. Epërsia jonë u rrit edhe më shumë në pjesën e dytë.

Kështu në minutën e 40-të rezultati ishte 18:12 për Kosovën e më pas edhe 19:13. Në minutën e 54-të rezultati ishte 27:23 për Kosovën, por më pas ekipi u ndal. Në minutën e 58-të rezultati u barazua në 27:27 e më pas edhe 28:28. Te Kosova nuk funksiononte asgjë as në mbrojtje e as në sulm dhe gjeorgjianet shënuan penallti në sekondat e fundit për të fituar ndeshjen me rezultat 29:28.

Pos me Çekinë që ishte superiore, vajzat tona ishin rivale të barabarta në të gjitha ndeshjet tjera, me Turqinë, Ishujt Faroe dhe Maqedoninë Veriore. Të gjitha këto ndeshjen u humbën në mungesë të fatit, koncentrimit në momentet e fundit dhe poashtu përvojës së shumicës së lojtareve. Ky evropian megjithatë do të shërbejë për të fituar përvojë dhe për të parë se çka kërkohet për sukses në nivel më të lartë.

Gjeorgjia – Kosova 29:28 (9:11)

Kosova: L. Gashi, E. Mulaj 3, Zymberi 1, M. Mulaj 1, Radoniqi, G. Gashi, R. Rexhepi 4, Kastrati 14, Matarova 1, Uka, Kelmendi 4, Halitaj, Rexhaj.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për …

KHF Istogu pa telashe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Ferizajt dhe kështu …

Rahoveci do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) në edicionin e ardhshëm. …

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të vlerësohet. Kosova ishte në …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2022”. Në Alingsas …

KHF Istogu pa telashe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Ferizajt dhe kështu ka bërë vend në …

Rahoveci do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) në edicionin e ardhshëm. Kalimin në Superligë “vreshtarët” …

Drita e Gjilanit do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) edhe në edicionin e ardhshëm. Mbetjen …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll të premten ka udhëtuar për në Suedi, ndërsa sot vazhdon përgatitjet për ndeshjen përmbyllës …

Pasi fundjavën e kaluar filloi gara në Ligën e Pionierëve, këtë javë garat i nisin edhe pionieret. Në grupin …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova