Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përfundon Evropiani për Kosovën U20

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar paraqitjen në Kampionatin Evropian në Prishtinë.
Në ndeshje për vendin e shtatë, të dielën, Kombëtarja jonë humbi nga Lituania me rezultat 38:32.
Pjesa e parë u ka takuar plotësisht djemve tanë që krijuan epërsi deri në pesë gola (10:5). Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:15 për Kosovën. Në pjesën e dytë dukshëm më tepër shfaqi Lituania që fitoi në fund me rezultat bindës. Në lojën e Kombëtares sonë në pjesën e dytë mungoi qetësia, nga dëshira e madhe për gol të shpejtë.
Olsi Mulaj i shënoi 8 gola për Kosovën. Bleron Imeraj i kishte katër ndërsa Elion Goçi e Granit Kadiri nga tri.
Për djemtë tanë të kësaj gjenerate paraqitja në Evropian është përvojë shumë e rëndësishme për karrierën e mëtejme.