Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përfundon Evropiani shembullor në Prishtinë, Sllovakia kampione

Ka përfunduar të dielën Kampionati Evropian U20 për hendbollistë i mbajtur për nëntë ditë në Prishtinë.
Kampione u shpall Sllovakia, që në finale fitoi ndaj Letonisë me rezultat 31:25. Sllovakët kanë dominuar gjatë gjithë ndeshjes dhe kanë festuar në fund. Medaljen e bronztë e fitoi Finlanda.
Të mbyllur Evropianin për hendbollistët deri në 20 vjet e shpallën presidenti i EHF-së, Eugen Saraçini dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të EHF-së, Pedro Sequeira.
Presidenti Saraçini ka falënderuar delegacionet, stafin lokal dhe sponsorët e FHK-së që kanë ndihmuar në këtë organizim madhështor.
“Shihemi në organizimet tjera”, u është drejtuar Saraçini të pranishmëve.
Ndërkohë Sequeira e ka vlerësuar Evropianin në kryeqendrën tonë si të mahnitshëm. Ai ka thënë se kjo ngjarje është e rëndësishme për të tashmen dhe të ardhmen e hendbollit.
Presidenti Saraçini dhe Sequeira kanë ndarë trofeun e kampionit për kapitenin e Sllovakisë.
Të gjithë pjesëmarrësit, duke përfshirë përfaqësuesit e EHF-së dhe të delegacioneve e kanë vlerësuar shumë lartë organizimin e Evropianit dhe ndeshjet e zhvilluara gjatë tij.