Përfundon Kampionati Mesdhetar për Kosovën U16

Hendbollistet e Kombëtares U16 të Kosovës e kanë përfunduar të premten paraqitjen në Kampionatin Mesdhetar në Podgoricë të Malit të Zi.
Ishte një kampionat me konkurrencë të jashtëzakonshme dhe me orar të ngjeshur. Ndonëse pa fitore, vajzat tona kanë fituar përvojë shumë të rëndësishme për të ardhmen. Po ashtu kanë kuptuar që për të arritur në nivel më serioz ndërkombëtar u duhet shumë më tepër punë sistematike dhe përkushtim në stërvitje.
Kjo gjeneratë e kishte aktivitetin e parë ndërkombëtar, që doli të jetë një kampionat me konkurrencë të madhe. Të premten, Kosova U16 humbi nga Italia me rezultatin 28:16.
FHK-ja do të vazhdojë me përkushtim përkrahjen ndaj gjeneratave të reja, përkatësisht ndaj Kosovës U16, që në të ardhmen do të ketë tjera sfida ndërkombëtare.

Lajme tjera