Ekipi i Kosovës në hendboll në rërë të mërkurën e ka zhvilluar ndeshjen e fundit në kuadër të Lojërave Mesdhetare në rërë.
Në Heraklion të Greqisë, Kosova pësoi nga Maroku me rezultat 2:0 (29:5, 24:14). Ndeshja ishte për vend të shtatë.
Të kujtojmë që kjo ishte paraqitja e parë e Kosovës në një ngjarje zyrtare në hendbollin në rërë.
Po ashtu lojtarët tanë për herë të parë luajtën ndeshje të hendbollit në rërë.
Nga përvoja në Heraklion synohet të përfitohet për të ardhmen.