Periudha e parë nuk mjafton, Kosova U18 mposhtet nga Franca

Ndonëse nisi mirë dhe e fitoi periudhën e parë, Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen me Francën.
Të enjten në Ankara, Kosova humbi me rezultat 27:18. Ndeshja i takoi fazës grupore të Kampionatit Mesdhetar për hendbollistët deri në 18 vjet.
Fillimi ishte i mbarë për djemtë tanë. Periudha e parë prej 15 minutash i takoi Kosovës me rezultatin 5:4. Por më pas francezët shfaqën më shumë. Periudhën e dytë e fituan 13:5, ndërsa të tretën 10:8.
Në gjashtë ndeshjet e deritashme kombëtarja jonë ka mbledhur 10,5 pikë. Të premten është ndeshja me Tunizinë, ku synohet fitorja e radhës. Të shtunën janë ndeshjet përfundimtare, përkatësisht për plasman.

Lajme tjera