Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përjashtohet Serbia, ndeshjet tjera në rrezik

Hendbollistet e përfaqësueses U-20 të Kosovës nuk pritet të luajnë ndeshje në Kovilovo, në afërsi të Beogradit, ku gjenden aktualisht. Pasi shteti serb nuk lejoi zhvillimin e ndeshjes Serbi – Kosovë, Serbia është përjashtuar nga turneu që e organizon vet.

Ndeshjet me të EHF-ja nuk i ka regjistruar as me rezultat zyrtar, ndonëse kjo pritej. Të premten është luajtur takimi Norvegji -Sllovaki kurse shteti serb, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka vendosur që mos të lejojë ndeshjet tjera të turneut. Pritet një vendim i ri i EHF-së për zhvillimet e fundit, por ka mundësi që ndeshjet tjera të mos luhen. EHF-ja pritet të dal me vendim përfundimtar nesër. Siguria e vajzave dhe e delegacionit për asnjë moment nuk është vënë në rrezik. Disponimi te to është në nivel.