Përzgjedhësi Taip Ramadani shpall listën për ndeshjet me Izraelin

Përzgjedhësi i Kosovës, Taip Ramadani ka shpallur listën për ndeshjet ndaj Izraelit.

Në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”, kombëtarja jonë e hendbollistëve takohet me Izraelin më 10 prill nga ora 19:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Me Izraelin, Kombëtarja e Kosovës luan edhe më 14 prill në Tel Aviv.

Sidomos ndeshja në Prishtinë vlerësohet rast i madh për djelmoshat tanë për të marrë rezultat pozitiv në këto kualifikime. Kosova është në grupin A ku bëjnë pjesë edhe dy superfuqitë, Gjermania e Polonia. Në tetor të vitit të kaluar, kombëtarja jonë ka luajtur ndeshje me Poloninë dhe Gjermaninë, që kanë shërbyer shumë për të fituar përvojën e duhur në këtë nivel superior.

Përzgjedhësi Ramadani e ka shpallur listën të dielen mbrëma, pasi ka përcjellur paraqitjen e lojtarëve në ndeshjet e xhiros së 24-t në Superligën A, të luajtura këtë fundjavë.

Për ndeshjet me Izraelin ishin të ftuar edhe Flamur Gërbeshi, Oltion Beshiri, Egzon Gjuka e Florim Hoxha, që nuk kanë pasur mundësi të bashkohen me ekipin këtë herë.

Baza e ekipit kombëtar ka mbetur e njëjtë, ndërsa është plotësuar në disa pozita me emra të rinjë, që pritet të rritin konkurrencën e bashkë me të edhe cilësinë.

Më poshtë paraqesim listën me emrat e lojtarëve të ftuar:

Arbër CurriKH Kastrioti
Beni SulaKH Kastrioti
Kastriot JupaKH Besa Famgas
Kreshnik KrasniqiKH Prishtina
Bashkim GashiLIF Lindesberg (SWE)
Lindrit FetahuKH Prishtina
Enis KabashiTG Landshut (GER)
Valon DedajHSC Kreuzlingen (SUI)
Fatlum AhmetiLIF Lindesberg (SWE)
Deniz TerziqiKH Kastrioti
Armir AgushiKH Prishtina
Etrit XhafolliHSG Barnstorf/Diepholz (GER)
Endrit AbdullahiRimbo HK (SWE)
Luigj QuniPfadi Winterthur (SUI)
Drilon TahirukajKH Besa Famgas
Haris BerishaKH Besa Famgas
Bujar RamosajKH Besa Famgas
Rron RamadaniKH Kastrioti
Stafi teknik:
Taip RamadaniSelektor
Erhan ShahiniTrajner
Veton HajriziTrajner
Enver TahirajTrajner
Agon BytyqiFizioterapeut

Lajme tjera