Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përzgjedhja e të rinjve përfundon turneun në Slloveni

Përzgjedhja e lojtarëve të rinj nga Kosova (U18 – U22) e ka përfunduar turneun në Slloveni. Hendbollistët tanë të rinj kanë luajtur dy ndeshje të forta me Kombëtare që po bëhen gati për paraqitje në Botërorin e juniorëve.
Pas barazimit me Libinë, të premten djemtë tanë janë përballur me Kombëtaren e fortë të Kuvajtit. Kuvajti ka shfaqur më shumë dhe fitoi me rezultat 40:18. Djemtë tanë vetëm në momente kanë shfaqur lojë të mirë, por në terren kanë dominuar lojtarët e Kuvajtit. Dallimin e ka bërë edhe mosha e lojtarëve. Derisa shumica e lojtarëve tanë ishin 18 e 19-vjeçar, kundërshtarët ishin 21-vjeçarë.
Gjithsesi këto ndeshje u shërbejnë djemve tanë si përvojë e domosdoshme ndërkombëtare.
Ky grumbullim ka shërbyer për të testuar disa lojtarë.

Lajme tjera