Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përzgjedhja U22 barazon në ndeshjen e parë në Slloveni

Përzgjedhja e lojtarëve të rinj nga Kosova (U18 – U22) e ka luajtur të enjten mbrëma ndeshjen e parë testuese në Rogashka Slatina në Slloveni.
Të rinjtë tanë janë takuar me Kombëtaren U21 të Libisë, që po përgatitet për pjesëmarrje në Kampionat Botëror. Rezultati në fund ishte i barabartë, 24:24.
Ka pasur elemente të mira në lojën e djemve tanë, por edhe shumë gjëra që duhet të përmirësohen. Nesër është ndeshja testuese me Kuvajtin U21.
Trajnerët Fatmir Muhaxheri, Egzon Gjuka e Vlerson Zherka po e shfrytëzojnë maksimalisht këtë mundësi për të ngritur nivelin e lojtarëve të rinj. Po ashtu ky grumbullim po shfrytëzohet për të testuar disa lojtarë.