Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Pëzgjedhësi Qerimi paraqet gjendjen në Kombëtaren e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll sot është kthyer në Prishtinë pas ndeshjes me Greqinë në udhëtim.
Ndeshja e ardhshme e kualifikimeve për Botëror zhvillohet të mërkurën në Prishtinë. Kombëtarja jonë përballet me Turqinë (19.15).

Për gjendjen në Kombëtare, pëzgjedhësi Bujar Qerimi ka dhënë një deklaratë për faqen zyrtare të FHK-së.
“Ndeshja me Turqinë është e rëndësishme, ashtu si ndeshjet e deritashme. Do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen e së mërkurës. Për shkak të një lëndimi në ndeshjen me Greqinë, na mungon Egzon Gjuka. Shpresojmë që ai të jetë gati për ndeshjen e fundjavës ndaj Belgjikës. Ndërkohë nuk llogaris në Deniz Terziqin. Ai është i pezulluar për sjellje jokorrekte ndaj Kombëtares dhe bashkëlojtarëve. Organet kompetente të Federatës marrin vendime tutje”, ka deklaruar selektori Bujar Qerimi.