Pikë të reja për Vushtrrinë e Samadrexhën

Vushtrria e Samadrexha kanë fituar pikë të reja të dielen në ndeshjet e javës së nëntë të Superligës së hendbollisteve. Vushtrria e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat bindës 49:25 dhe u shkëput në vendin e parë me 16 pikë. Në xhiron e kaluar vushtrriaset pësuan humbjen e parë, por u kthyen të dielen te fitorja.

I dyti në tabelë është Istogu që ndeshjen e javës së nëntë ndaj Dritës e luan më 4 dhjetor.
Për Vëllaznimin ishte humbja e tetë dhe skuadra gjakovare mbetet e parafundit me 2 pikë.
Samadrexha ka shënuar fitoren e katërt, ndërsa e ka mposhtur skuadrën Jusuf Gërvalla me rezultat 30:26. Jusuf Gërvalla pësoi humbjen e shtatë.

Ndeshja e parë e javës së nëntë ishte ajo mes Prishtinës e Shqiponjës (29:29) që u luajt të enjten. Të hënën luajnë Kastrioti e Vjosa. Kjo ndeshje nis në ra 17:00.

Vushtrria – Vëllaznimi 49:25 (29:13)

Vushtrria: Gubetini, Avdiu 12, Zymberi 3, Preniqi 1, Mehmeti 3, Kelmendi 15, Rrahmani 3, Selaci, Kasumi 11, Tahiri 1.

Vëllaznimi: Grezda, Bordoniqi, Zhubi 3, Bytyqi 2, Kastrati 1, Radoniqi 17, Daija 2, Hana, Goranci.

Jusuf Gërvalla – Samadrexha 26:30 (13:15)

Jusuf Gërvalla: Haxhosaj, Shala 10, Çekaj 2, Berisha 2, Tolaj, Gecaj 4, Imeraj 3, Qufaj 5, J. Shala.

Samadrexha: Ar. Maloku, H. Basholli, O. Basholli 3, Surdulli 1, R. Maloku 3, Le. Basholli, E. Basholli., T. Maloku 1, Arl. Maloku 4, Halili, Rr. Basholli, G. Basholli 13, Q. Basholli 5.

Lajme tjera