Pikët për skuadrat mysafire

Skuadrat mysafire i kanë fituar pikët në tri ndeshjet e javës së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat), të luajtura të shtunën.

Lideri i tabelës, Ferizaj nuk ka pasur telashe ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, duke fituar me rezultat 50:32. Për skuadrën debutuese, Ferizaj, ishte fitorja e tetë rresht. Ferizaj udhëheq në tabelë me 16 pikë, dy më shumë se Istogu.

Kampioni aktual, Istogu ka fituar në Ferizaj ndaj Kastriotit me rezultat 34:20. Istogu është në vend të dytë kurse Kastrioti renditet i pesti me 8 pikë.

Vushtrria ka luajtur në Deçan me skuadrën Jusuf Gërvalla dhe ka fituar me rezultatin 33:15. Vushtrria është e treta me 12 pikë, kurse Jusuf Gërvalla mbanë pozitën e gjashtë me 6 pikë.
Dy ndeshjet tjera janë të dielen: Drita – Samadrexha (13:30), Prishtina – Shqiponja (14:30).

Vëllaznimi – Ferizaj 32:50 (14:21)

Vëllaznimi: Mollakdrija, Varaku 1, Radoniqi 7, Frrokaj, Hoda, Bytyqi, Kursani 19, Kastrati 2, Byci, Daija, Gashi 3.

Ferizaj: Mehmeti 3, Sylejmani 11, Shabani, Fazlija 13, Kupina 2, Basha 9, Kelmendi 10, Thaqi 1, Haliti, Pjeshqiq.

Kastrioti – Istogu 20:34 (10:17)

Kastrioti: Reqica, Stagova 4, Qerkini, Beqiri 1, Krasniqi, Gashi, Hyseni, A. Salihu 4, E. Salihu 1, P. Gashi 4, E. Reqica, Gurgurovci, Dinarica, Misini 6.

Istogu: Gashi 1, D. Rexhaj, Rugova 9, Muratoviq 5, Hetemi 8, Ahmetxhekaj, V. Rexhaj, F. Rexhaj 2, Shehdadi, Milatoviq 4, Ujkiq 5, Berisha, Halitaj 1, Shatri.

Jusuf Gërvalla – Vushtrria 15:33 (5:14)

Jusuf Gërvalla: Malaj 4, Haxhosaj, Shala, Imeraj 1, Qekaj, D. Qekaj 5, Tolaj 1, Qufaj 2, Gecaj 2, Berisha.

Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Berisha, Avdiu 6, Zymeri 2, Preniqi 4, Mehmeti 2, Paci 5, Rrahmani 5, R. Gubetini, Selaci 1, Kasumi 8, Tahiri.

Lajme tjera