Pionierët garojnë në Gjilan

Palestra e qytetit në Gjilan do të frymojë me hendboll këtë fundjavë. Në të do të luhen ndeshjet e fazës përfundimtare të kampionatit të Kosovës në hendboll në grupmoshën e pionierëve.

Të shtunën (nesër) janë ndeshjet çerekfinale. Në çerekfinalen e parë, prej orës 11:00 takohen skuadrat e pionierëve të klubeve me nam, Prishtina e Trepça. Vushtrria – SH.H. Besa Famgas është ndeshja e orës 12:00, nga ora 13:00 luajnë Vëllaznimi e Zhegra, ndërsa prej orës 14:00 takohen Drita e Besa Famgas.

Të dielën prej orës 11:00 e 12:00 zhvillohen gjysmëfinalet e në ora 13:00 është takimi për vend të tretë. Finalja zhvillohet po të dielën prej orës 14:00. KH Zhegra si kampion aktual te pionierët është organizator i fazës përfundimtare.

Lajme tjera