Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Pionierët i zhvillojnë ndeshjet çerekfinale

Garë interesante është duke u zhvilluar në Ligën e Pionierëve. Pas ndeshjeve në grupe, tashmë luhet faza çerekfinale te njomakët.

Ndeshjet çerekfinale zhvillohen të dielën në Podujevë. Prej orës 10:00 është takimi Prishtina – Istogu. Një orë më vonë nis takimi Llapi – Vëllaznimi, ndërsa prej orës 12:00 fillon ndeshja Besa Famgas – Trepça. Çerekfinalja e fundit është ajo në mes të Deçanit dhe Kastriotit, që zhvillohet nga ora 13:00. Ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja janë në program më 11 e 12 qershor.
Deri më tani janë shfaqur lojëra të mira e interesante, ndërsa shumë të rinj kanë shfaqur vlerat dhe talentin që kanë.

Te pionieret vazhdon ende faza grupore. Ndeshjet e Grupit A janë të shtunën e të dielën në Ferizaj.
Ferizaj – Vushtrria (16:00), Samadrexha – Kastrioti (17:00) dhe Prishtina – Vushtrria (18:00) janë ndeshjet e së shtunës. Të dielën janë këto ndeshje të Grupit A: Kastrioti – Prishtina (14:00), Ulpiana – Ferizaj (15:00), Prishtina – Samadrexha (16:00), Samadrexha – Ulpiana (17:00).

Ndeshjet e Grupit B janë të dielën në Mitrovicë. Në kuadër të xhiros së 11-të janë këto takime: Trepça – CLICK (10:00), Deçani – Dukagjini (11:00), Jusuf Gërvalla – Vëllaznimi (12:00), Shqiponja – Istogu (13:00). Kurse në kuadër të xhiros së 12-të janë këto takime: CLICK – Deçani (14:00), Istogu – Jusuf Gërvalla (15:00), Dukagjini – Shqiponja (16:00), Vëllaznimi – Trepça (17:00).