Pionierët përfundojnë garat e rregullta, në fundjavë ndeshjet çerekfinale

Federata e Hendbollit e Kosovës i ka kushtuar rëndësi të madhe garave në grupmoshën e pionierëve. 14 skuadrat pjesëmarrëse ishin të ndara në dy grupe dhe kanë luajtur nga gjashtë ndeshje secila, në qytete të ndryshme.
Në Grupin A, Zhegra u rendit e para, ndërsa pas saj mbetën Kastrioti, Llapi, Vushtrria, Prishtina, Ulpiana e Vjosa.

Deçani starton në garat shtesë nga pozita e parë e Grupit B. Besa Famgas ishte e dyta e pas saj Vëllaznimi, Prizreni, Istogu, Drenica e Trepça.
Ndeshjet çerekfinale të pionierëve luhen të dielën nga ora 14:00 në Prizren. Ndeshjet çerekfinale janë: Zhegra – Prizreni, Deçani – Vushtrria, Kastrioti – Vëllaznimi dhe Besa Famgas – Llapi. Një javë më vonë luhen gjysmëfinalet dhe finalja.

Gjatë javëve të kaluara, hendbollistët e grupmoshës së pionierëve, kanë shfaqur elemente të mira dhe kanë dëshmuar se e ardhmja e tyre në sport është e ndritur.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Me finalen e Ligës së juniorëve, të luajtur të dielën, ka përfunduar edicioni garues 2020/2021 …

Federata e Hendbollit e Kosovës është vlerësuar lart për organizimin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare. …

Njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Arlinda Hajdari, ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e …

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë humbur ndeshjen vendimtare të raundit të parë kualifikues për …

Perfaqesuesja e Kosoves ne hendboll duke festuar me Kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut. Ai …

Me numër shumë të limituar të lojtareve (10 gjithsej, prej tyre 3 portiere), Kombëtarja e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) është kthyer në rrugën e sukseseve. Pas shenjave të …

Portugalia e ka nisur me fitore bindëse turneun kualifikues në Prishtinë. Të enjten pasdite, Portugalia …