Kampionati Evropian U20 do të jetë festë hendbolli. Plot 12 ekipe kombëtare do të paraqiten në Evropianin që do të mbahet në Prishtinë prej 13 deri më 21 korrik.
Pos Kombëtares së Kosovës në këtë Evropian do të ketë edhe kombëtare cilësore si Belgjika, Finlanda e Turqia. Kombëtaret tjera pjesëmarrëse janë Estonia, Gjeorgjia, Lituania, Sllovakia, Bullgaria, Britania e Madhe, Letonia dhe Luksemburgu.
Kombëtaret në Evropianin B janë ndarë në katër grupe me nga tri ekipe. Pas ndeshjeve në grupe do të zhvillohet faza çerekfinale e kështu me radhë. Numri i ndeshjeve do të jetë i madh, kurse hendbolli i shfaqur cilësor.