Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Polonia, kundërshtare e nivelit të lartë

Polonia, me të cilën Kombëtarja e Kosovës përballet në fazën e dytë kualifikuese për Botërorin 2023, ka luajtur tri ndeshje të forta në Euro 2022, që përfundon të dielën.
Polonia ishte në grupin D, ndërsa fillimisht pësoi 25:23 nga Gjermania. Ndaj Spanjës fitoi me rezultat 22:21, ndërsa nga Mali i Zi humbi 26:23.
Kështu Polonia nuk kaloi grupin dhe në plasmanin e përgjithshëm ishte e 13-ta.
Hendbolli në Poloni, edhe ai i vajzave, vlerësohet shumë i zhvilluar. Kështu që Kombëtaren tonë në prillin e vitit të ardhshëm e presin dy ndeshje të vështira. Një është e sigurt, që vajzat tona dhe i gjithë ekipi do të japin më të mirën në kërkim të suksesit. Ndeshja e parë luhet në Poloni, ndërsa e dyta në Kosovë.
Në vitet 2013 e 2015, Polonia ishte renditur e katërta në botë, që është suksesi më i madh. Në vitin 2017 ishte e 17-ta, ndërsa vitin e kaluar ishte e 15-ta në botë.
Në Evropian ishte e pesta në vitin 1998. Në edicionet e fundit ishte e 15-ta, pastaj e 14-ta dy herë dhe tani e 13-ta. Pra nuk e ka kaluar grupin.
Shumica e lojtareve të Polonisë luajnë në ligën vendore, por disa janë në Francë, Gjermani e Slloveni.
Kombëtarja jonë është në ngritje dhe ndeshjet ndaj Polonisë do të jenë test i vërtetë.