Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Portugezët kërkojnë të shfrytëzojnë paraqitjen si vendas

Me Portugalinë vendase, Kosova përballet të shtunën mbrëma në Povoa do Varzim, në ndeshjen e dytë në kuadër të grupit të katërt të eliminatoreve evropiane për botëror. Portugezët shpresojnë të rivalizojnë polakët për pozitën e parë në grup, që dërgon tutje, por nuk pritet të kenë punë të lehtë as ndaj Kosovës në ndeshjen e dytë.

Portugalia është paraqitur tri herë në botëror të hendbollit. Në botërorin e vitit 2003, të cilin e organizoi vet, përfundoi e 12-ta. Së pari në botëror Portugalia ka garuar në vitin 1997, kur u rendit e 19-ta. Në vitin 2001 u rendit e 16-ta, ndërsa suksesin më të madh e pati në vitin 2003 me atë vend të 12-të. Më nuk është kualifikuar për botëror.Në evropian për herë të parë garoi në vitin 1994 dhe u rendit e 12-ta. Në këtë garë u kthye në vitin 2007 kur zuri vendin e shtatë. Dy vite më vonë ishte e nënta, në vitin 2004 e 14-ta, ndërsa në vitin 2006 e 15-ta. Ka mbi një dekadë që nuk ka garuar në evropian.

Në kualifikime për evropianin e këtij muaji ishte në grupin e pestë dhe u rendit e treta. Mbeti pas Gjermanisë e Sllovenisë, ndërsa la prapa Zvicrën.

Portugalia shumicën e lojtarëve i ka në klubet vendase. Një numër i konsiderueshëm i tyre paraqiten në Ligën e Kampionëve, për skuadrën e Sportingut, por edhe te skuadra franceze e polake.

“Jemi përgatitur mirë për ndeshjet kualifikuese. Duhet të përmirësojmë disa gjëra në mbrojtje por në përgjithësi jam i kënaqur. Në sulm, duhet të përmirësojmë efikasitetin e gjuajtjeve”, ka thënë Paulo Pereira, përzgjedhësi i Portugalisë.  

Lajme tjera