Prce merr drejtimin e kampionit kosovar

Nikola Prce ka marr drejtimin e kampionit të Kosovës në hendboll, Besa Famgas. Për Prcen është fillim i karrierës si trajner. Ai për shumë vjet ishte lojtar në skuadrën pejane, ndërsa ka karrierë të gjatë e shumë të suksesshme ndërkombëtare. Është legjendë e hendbollit në Bosnjë-Hercegovinë dhe ishte kapiten shumëvjeçar i kësaj kombëtareje.


Pas karrierës së madhe si lojtar, Prce ka vendosur ta nis karrierën e trajnerit në Superligën tonë.
Besa Famgas, që për kohë të gjatë po dominon në Kosovë, tashmë ka nisur edhe me përforcime. Ka angazhuar pivotin kroat Ivan Majiq, që së fundi luajti në Qipro.

Lajme tjera