Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Presidenti i IHF-së, Moustafa, shpreh ngushëllime për Gjinovcin: Puna e tij ishte shembullore

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Dr. Hassan Moustafa, ka vlerësuar lart figurën e Izet Gjinovcit.
Në një letër të dërguar për presidentin e FHK-së, Eugen Saraçini, Moustafa ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Gjinovcit.
Izet Gjinovci vdiq të hënën në moshën 63-vjeçare. Sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Gjinovci, ka pasur raporte miqësore me presidentin Moustafa, kontributi i të cilit për hendbollin kosovar është i çmueshëm.
“Me pikëllim të madh mësova për ndarjen nga jeta të sekretarit të përgjithshëm të FHK-së, Izet Gjinovci. Në emër të IHF-së dhe të gjithë familjes së hendbollit, dëshiroj t’u përcjell ngushëllimet më të sinqerta për ju, për FHK-në dhe familjen Gjinovci. Izet Gjinovci ishte një figurë lideri për hendbollin e Kosovës. Puna e tij pasionante dhe përpjekjet personale ishin shtyllë e zhvillit të sportit në vend dhe lënien e gjurmëve në arenën ndërkombëtare. Kontributi i tij ishte i konsiderueshëm për vendin e Kosovës në hendbollin evropian dhe botëror. Puna e tij si sekretar i përgjithshëm ishte shembullore. Kosova festoi Kualifikimin në Kampionatin Botëror për të reja që mbahet pas pak ditësh. Ai ishte një profesionist i shkëlqyer por edhe personalitet i ndritshëm.
Familja jonë e hendbollit është jashtëzakonisht me fat që ka pasur kënaqësinë të llogarisë tek ai si një anëtar i pasionuar. Do të na mungoj shumë. Jemi të sigurt se trashëgimia e tij do të jetojë përmes punës së palodhur të federatës suaj. Mbështetja ime është për ju dhe familjen Gjinovci e cila duhet të përballet me këtë humbje të madhe. U uroj të gjithëve paqe dhe forcë në këtë kohë të vështirë”, shkruan në telegramin e presidentit të IHF-së, Hassan Moustafa.