Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa, ka uruar Edin Kolgecin për zgjedhjen në postin e presidentit të Federatës së Hendbollit të Kosovës.
“Jemi të bindur që do t’i kushtoni gjithë energjinë zhvillimit të mëtejmë të hendbollit në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar. Të dëshirojmë asgjë tjetër pos suksesit në angazhimet dhe sfidat tuaja të ardhshme”, shkruan në letrën e urimit të presidentit Moustafa për presidentin Kolgeci.
Më herët Kolgecin e ka uruar edhe Federata Evropiane e Hendbollit.