Presidenti Moustafa përgëzon Presidentin Saraçini për paraqitjen e Kosovës

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa, ka vlerësuar paraqitjet e Kosovës në kampionatin botëror të juniorëve në Spanjë.

Vlerësimin për kombëtaren tonë, Presidenti Moustafa e ka dhënë të hënën mbrëma në një takim që e kishte në Vigo me Presidentin e Federatës tonë, Eugen Saraçini dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Izet Gjinovci. Gjatë takimit, Moustafa ka përgëzuar Saraçinin për paraqitjen në botëror. I pari i IHF-së e ka cilësuar ekipin e Kosovës të mirë dhe premtues për të ardhmen.

Ndërkohë Saraçini e ka falenderuar Moustafan për bashkëpunimin dhe për mundësinë që IHF-ja ia ka dhënë FHK-së për organizimin e garave IHF Trophy.

Drejtuesit e Federatës tonë takohen rregullisht me Presidentin Moustafa, ndërsa në takimin në Vigo është thënë se bashkëpunimi në të ardhmen do të jetë edhe më i madh, sidomos në punë me gjenerata të reja.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës A (meshkujt). Në ndeshjen …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e luajtur në palestrën “Minatori” …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogu të mërkurën …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në Shkup, Eshref Beqiri e …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros …

Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon menjëherë të mërkurën (sot) me ndeshjet e javës së …

Lojtaret e Kosoves pershendesin njani tjetrin

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për dy ndeshjet e ardhshme. …