Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e rizgjedhjes ne postin e presidentit të Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Moustafa është mik i madh i presidentit Saraçini dhe i Federatës së Hendbollit të Kosovës.
“Në emër të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit dhe gjithë familjes së hendbollit, dua t’iu shpreh urime të përzemërta për rizgjedhjen president i FHK-së në Asamblenë Zgjedhore më 5 shkurt. Dua po ashtu ta urojë bordin e sapo zgjedhur.
Ju urojmë vetëm suksese në detyrat dhe sfidat e ardhshme, veçanërisht gjatë pandemisë Covid-19.
Uroj që ju dhe të dashurit e juaj të qëndroni sigurt dhe shëndosh gjatë kësaj kohe të paqartë”, thuhet në letrën e presidentit Moustafa.
FHK-ja ndër vite ka krijuar raporte shembullore me IHF-në, EHF-në dhe federatat nacionale.