Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Presidenti Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm Gjinovci në pjesën finale të Evropianit

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci, udhëtuan sot për në Koln të Gjermanisë, ku po përcjellin nga afër pjesën finale të Kampionatit Evropian për hendbollistë.
Saraçini e Gjinovci në Koln qëndrojnë me ftesë të Federatës Evropiane të Hendbollit.
I përcjellin nga afër ndeshjet gjysmëfinale, që po zhvillohen sonte, e po ashtu ndeshjen për vend të tretë dhe finalen, që luhen të dielën.
Pjesa finale e Kampionatit Evropian zhvillohet në palestrën shumë të bukur në Koln.
Presidenti Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm Gjinovci, qëndrimin në Gjermani do ta shfrytëzojnë për takime me drejtues të EHF-së dhe të federatave tjera nacionale. Do të diskutohet për projektet dhe organizimet e ardhshme të FHK-së.