Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Presidenti Saraçini mori pjesë në video-konferencën e radhës së KOK-ut

Në foto shihet se presidenti i FHK-së Eugen Saraçini është në një videokonferencë me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) me federatat sportive si dhe me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe Departamentin e Sportit.

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini sot ka marrë pjesë në video-konferencën e radhës së Komitetit Olimpik të Kosovës me federatat sportive si dhe me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Departamentin e Sportit.

Presidenti i federatës sonë në takim paraqiti qëndrimet parimore se në rend të parë është shëndeti i të gjithë të përfshirëve e më pas vazhdimi i garave.

Saraçini ka thënë se komuniteti i sportit duhet të jetë në kontakt të vazhdueshëm me organet e shëndetësisë dhe pas 18 majit të rivlerësohet sërish situata. Presidenti Saraçini në video-konferencë ka thënë se më 19 maj do të mbahet mbledhja e radhës e Bordit të FHK-së, ku do të detajizohet plani veprues për muajin qershor, kur planifikohet të rinisin garat, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë.

FHK-ja ka pak më shumë kohë në këtë drejtim, pasi EHF-ja ka caktuar 14 korrikun si datën e fundit kur duhet të paraqiten skuadrat për garat evropiane. Prandaj nuk ka nguti lidhur me marrjen e vendimit definitiv.

Presidenti Saraçini po ashtu ka paraqitur kërkesë në takim që komunat të ndihmojnë klubet sportive, duke ditur gjendjen e rëndë të klubeve.

Klubeve u duhet kohë për fillimin e stërvitjeve, mirëpo e mira është se gara e rregullt prej 18 xhirove kanë përfunduar në Superligën e meshkujve, ku mbetet vetëm gara shtesë.