Presidenti Saraçini ngushëllon familjen Shehdadi

Është ndarë nga jeta Muhamet Shehdadi, njeriu qe ka dhënë kontribut për më shumë se pesë dekada për hendbollin kosovar.

I ndjeri ka qenë ngushtë i lidhur me klubin Vëllaznimi nga Gjakova. Shumë suksese të Vëllaznimit kanë qenë të lidhura me emrin e të ndjerit. Shehdadi ka qenë gjatë në klubin e meshkujve Vëllaznimi e së fundi edhe në atë të femrave.

Muhamet Shehdadi ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare, ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet sot nga ora 15.00.

Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, në emër të komunitetit të hendbollit ka ngushëlluar familjen Shehdadi.

“Kontributi i të ndjerit për hendbollit është çmuar në Gjakovë por edhe në tërë Kosovën. FHK-ja dhe hendbolli në përgjithësi kanë humbur një aktivist të madh, që ishte i afërt me lojtarët, trajnerët dhe të gjithë njerëzit e sportit tonë”, thuhet në telegramin e presidentit Saraçini.

Lajme tjera