Presidenti Saraçini priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Takimi në ambientet e FHK-së ishte shumë miqësor dhe konstruktiv.
Presidenti Saraçini ka njoftuar ambasadorin Angili me sukseset e fundit të hendbollit kosovar, veçanërisht kualifikimin historik të hendbollisteve të reja në Botëror, si dhe për planet e projektet për të ardhmen.
Ambasadori i Turqisë ka përgëzuar Saraçinin për suksesin e arritur. Në takim janë diskutuar ide për forcim të bashkëpunimit të FHK-së me Federatën e Hendbollit të Turqisë. Dy federatat kanë partneritet shembullor, por me asistimin e ambasadorit Angili priten projekte tjera të përbashkëta.

Lajme tjera