Presidenti Saraçini vlerëson vendimin e IHF-së

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini ka përshëndetur vendimin e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, që ka bërë të qartë se flamuri dhe himni i Kosovës do të shfaqen në Botërorin e juniorëve në Spanjë, ose në të kundërtën Botërori do të mbahet në një vend tjetër.

IHF-ja të enjten përmes një letre ka njoftuar Federatën tonë që Spanja ka afat deri në fillim të qershorit të garantojë që flamuri dhe himni i Kosovës do të paraqiten në botërorin e juniorëve që gjatë korrikut mbahet në Spanjë. Nëse kjo garanci nuk ipet, atëherë IHF-ja do të zhvendos Botërorin U21 në një vend tjetër.

“Kemi mbetur të befasuar kur në ceremoninë e shortit në vend të flamurit të Kosovës është paraqitur logoja e Federatës tonë. Natyrisht reagimi ynë ishte i menjëhershëm dhe në përputhje me diskriminimin që na është bërë. Nuk lejojmë që të trajtohemi në mënyrë jo të barabartë, përkatësisht që të diskriminohemi, dhe këtë ia bëmë të qartë IHF-së në letrën që ia dërguam menjëherë pas hedhjes së shortit. Dhe reagimi i IHF-së poashtu erdhi shpejtë dhe ne përshëndesim vendimin e Federatës Ndërkombëtare që obligon Spanjën që të respektojë simbolet tona shtetërore. Kështu IHF-ja, ashtu si kemi qenë të bindur, është rreshtuar në anën e duhur, duke siguruar trajtim të barabartë për të gjitha vendet që marrin pjesë në kampionatin botëror të juniorëve. Besojmë që autoritetet spanjolle do të reflektojnë dhe do të dërgojnë me kohë garancën e kërkuar nga IHF-ja dhe kështu ne do të mund të koncentrohemi në përgatitje për paraqitje historike në kampionatin botëror”, ka thënë presidenti Eugen Saraçini.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Besa Famgas e Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të shtunën pasdite në …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës …

Besa Famgas e Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të shtunën pasdite në palestrën “Karagaçi” në Pejë. …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Nesër nga ora 13:00 tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Turneu final i …

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të vlerësohet. Kosova ishte në …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova