Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Prezantim i vazhdueshëm i delegatëve dhe gjyqtarëve kosovarë në skenën evropiane

Anëtarët e FHK-së, delegatët dhe gjyqtarët me thirrje të EHF-së, kanë pasur shumë angazhime evropiane në javët e fundit.
Në fundjavë, Fahredin Hashani ishte delegat i EHF-së një ndeshjen e raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste mes skuadrave Urbiz Gniezno dhe skuadrës italiane Erice SSD. Ndeshja u zhvillua në Poloni, ndërsa skuadra polake fitoi bindshëm.
Më herët, Hashani ishte edhe në Turda të Rumanisë në ndeshjen e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë mes Potaissa Turda e skuadrës nga Maqedonia e Veriut, GRK Ohrid.
Delegati tjetër i EHF-së nga Kosova, Eshref Beqiri, javën e kaluar ishte i deleguar në ndeshjen Mali i Zi – Finlanda, që i takoi kualifikimeve për Euro 2026. Fitore 29:28 shënoi Mali i ZI.
Në Larnaca të Qipros, Beqiri ishte në dy ndeshje të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë, mes PAOK-ut grek dhe Anorthosisit qipriot.
Sherif Xhema dhe Besfort Jahja ishin të deleguar në Greqi. Drejtuan ndeshjen e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë mes Monte Drama dhe Arendalit nga Norvegjia.
Genc e Getoar Bujupi fillimisht ishin në Poreq të Kroacisë, ndërsa i drejtuan dy ndeshje të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë mes Poreqit dhe London GD nga Britania e Madhe.
Në fundjavë, çifti Bujupi drejtoi takimin e raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste mes skuadrave Dudelange dhe JuRo Unirek. Ndeshjen në Luksemburg e fitoi Unireku holandez.