Prishtina bindëse ndaj Kastriotit, Istogu shënon fitoren e shtatë rresht

Prishtinës i ka takuar kryendeshja e javës së shtatë të Superligës së hendbollisteve.
Të shtunën në Bardhosh, Prishtina fitoi 40:27 ndaj Kastriotit të Ferizajt. Që në pjesën e parë prishtinaset krijuan epërsi bindëse, 19:13.

Aloja Ardiana Prapashtica i shënoi 10 gola, kurse 7 i kishte Simone Keita te Prishtina. 10 gola i realizoi edhe Puhiza Gashi e Kastriotit. Ardiana Salihu arriti shifrën e 6 golave.
Prishtina renditet e treta me 10 pikë, ndërsa e ka një ndeshje më pak të luajtur. Kastrioti ka rënë në vendin e katërt me 9 pikë.

Në tabelë udhëheq Istogu, që i ka fituar shtatë ndeshjet e deritashme. Fitoren e shtatë istogaset e arritën të shtunën ndaj Vëllaznimit të Gjakovës. 43:21 ishte rezultati i takimit në Istog. Yllka Shatri e Esma Muratoviq i shënuan nga 9 gola për Istogun. Te Vëllaznimi më efikasja ishte Bora Zejnullahu, po ashtu me 9 gola. Vëllaznimi është i dhjeti me 4 pikë.

Vushtrria fitoi në udhëtim ndaj Ulpianës me rezultatt 40:17. Vushtrria është e dyta me 10 pikë nga gjashtë ndeshje. Ulpiana mbetet pa pikë. Luljeta Sopjani i shënoi 7 gola për Vushtrrinë, kurse Ermira Krasniqi kishte 9 gola te Ulpiana.

Fitore ka shënuar edhe Jusuf Gërvalla që e mposhti Vjosën me 23:16. Jusuf Gërvalla tani është në vend të gjashtë me 6 pikë. Vjosa është e nënta me 4 pikë.

Lajme tjera