Të premten në Federatën e Hendbollit të Kosovës është tërhequr shorti për edicionin 2018\19 në Superligën e meshkujve dhe poashtu në Superligën e femrave.
Edicioni i ri, që nis më 15 shtator, pritet të jetë cilësor dhe me rivalitet mes skuadrave. Një pjesë e mirë e skuadrave në Superligën e meshkujve kanë angazhuar lojtarë të rinjë gjata afatit kalimtar veror dhe janë riorganizuar para edicionit të ri. Dhe ndeshje interesante pritet të ketë qysh në xhiron e parë. Është takimi mes Prishtinës e Dritës së Gjilanit që parashikohet të ofrojë hendboll të mirë e rivalitet. Ndeshjet tjera të javës së parë në Superligën e hendbollistëve janë: Samadrexha – Kastrioti, Trepça – Besa Famgas, Drenica – Vushtrria dhe Vëllaznimi – Zhegra.
Ndërkohë në Superligën e femrave ndeshjet e xhiros së parë janë: Shqiponja – Drita, Vëllaznimi – Prishtina, Vjosa – Vushtrria, Samadrexha – Kastrioti, Istogu – Jusuf Gërvalla. Ndeshjet e javës së parë te femrat luhen më 22 e 23 shtator.