Prishtina e Drenica fitojnë si mysafir

Të dielen janë luajtur dy ndeshje tjera të javës së parë të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Në Gjilan, Prishtina ka fituar bindshëm ndaj Dritës me rezultat 41:25. Pas pjesës së parë epërsia e Prishtinës ishte nëntë gola (19:10).

A. Bajqinovci me 11 gola, B. Abazi me 10 gola dhe O. Beshiri me 9 gola janë dalluar me efikasitet te Prishtina. G. Misini e Y. Sllamniku shënuan nga 6 gola për Dritën.

Rezultat më i ngushtë ishte në ndeshjen Prizreni – Drenica, që u fitua po ashtu nga skuadra mysafire me rezultat 31:28. 16:10 në të mirë të Drenicës ishte rezultati pas pjesës së parë.

B. Gashi e Sh. Mehmeti shënuan nga 7 gola për Prizrenin, ndërsa te Drenica bindshëm më efikasi ishte K. Kastrati me 16 gola.

Prizreni – Drenica 28:31 (10:16)

Prizreni: Krasniqi, Buqaj, Rahmani, Topalli 1, Bytyqi, Etemi, Leka 3, S. Krasniqi 3, Spahia 1,  Gashi 7, Skenderi, 3, Mehmeti 7,  Ahmetaj 1, Lladrovci, Koro.

Drenica: Muqolli, Geci, Zekaj 4, Binaku, Baliu, M. Baliu, Hamza 4, Batatina 1, Kastrati 16, Zariqi, SAhiti 2, Gashi 3.

Drita – Prishtina25:41 (10:19)

Drita: Asllani, Bunjaku, Misini 6, Veliu, Tosku, Mehmeti, Huruglica 2, Aziz 2, Er. Huruglica 1, Latifi 4, Sllamniku 6, Isufi 4.

Prishtina: Fetahu 1, Ademi 2, M. Ademi 1, Hoxha 1, Agushi, Beqiraj, Beshiri 9, Abazi 10, Visoka, Bajqinovci 11, Gjuka 2, Prekazi 4.

Lajme tjera