Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Prishtina e KEK-u me nga dy fitore te njomaket

Prishtina e KEK-u e kanë nisur me sukses të plotë garën në Ligën e Fatoseve (njomakeve) në hendboll.
Dy xhirot e para të Grupit A janë zhvilluar në fundjavë në Ferizaj. Ka pasur ndeshje të mira, përkushtim e pasion nga njomaket dhe shumë potencial për të ardhmen.
Në kuadër të xhiros së parë, KEK-u fitoi 13:5 ndaj Ferizajt, ndërsa Prishtina e mposhti Kastriotin me rezultatin 22:8. Ndeshja mes Vjosës dhe Ulpianës përfundoi 6:6.
Xhiroja e dytë vuri përballë skuadrat ferizajase, Ferizajn dhe Kastrioti. Kastrioti fitoi 8:5.
Prishtina e mposhti Vjosën 22:3, ndërsa KEK-u fitoi ndaj Ulpianës me 21:9.
Rezultatet nuk ishin në plan të parë, ndonëse hendbollistet e reja janë angazhuar për fitore. E rëndësishme është që skuadrat t’i kushtojnë sa më shumë kohë e angazhim lojtareve të reja, duke rritur numrin e të angazhuarave dhe kohën e tyre në stërvitje e ndeshje.

Lajme tjera