Prishtina e suksesshme në Ferizaj

Prishtinës i ka takuar derbi i javës së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën në Ferizaj, Prishtina fitoi ndaj Kastriotit vendas me rezultat 34:29. Skuadra e drejtuar nga Taib Kabashi te fitorja ka arritur në pjesën e dytë.

Pjesa e parë e derbit përfundoi 16:15 për Kastriotin. Ferizajasit në 30 minutat e parë ishin thuajse vazhdimisht në epërsi të lehtë dhe pjesën e dytë e nisëm me avantazh prej një goli. Në minutën e 45-të, Prishtina kaloi në epërsi 24:23 dhe më pas krijoi epërsi prej 27:23. Epërsinë prej disa golave e mbajti deri në fund.

Te Prishtina në këtë ndeshje debutoi Deniz Terziqi i rikthyer pas një kohe të gjatë në këtë skuadër. Ai shënoi 7 gola. Më efikasi te Prishtina ishte O. Beshiri me 11 gola. A. Bajqinovci shënoi 8 gola. Te Kastrioti u dallua B. Syla me 8 gola kurse 7 i realizoi L. Shabani.

Prishtina renditet e dyta me 14 pikë kurse Kastrioti është në vend të katërt me 10 pikë, por ka një takim më pak të luajtur.

Në ndeshjet tjera të luajtura të shtunën u arritën rezultate të pritura. Besa Famgas fitoi bindshëm ndaj Vushtrrisë, Trepça e mposhti Llapin kurse Drenica fitoi ndaj Dritës.

Kastrioti – Prishtina 29:34 (16:15)

Kastrioti: Esati, D. Dugolli, Syla 8, Qerimi, A.Dugolli 5, Brahimi, Bislimi 2, Shabani 7, Rudari 1, Mustafa 4, Selmani, Bytyqi, Ramadani 2, Tafarshiku, Jupa, Azemi.

Prishtina: Beqiraj, Agushi, Ademi 3, Bajqinovci 8, Fetahu 2, Beshiri 11, Prekazi 3, Terziqi 7, Hoxha, Kuleta, Sherifi.

Drita – Drenica 36:51 (17:20)

Drita: Latifi 4, Sllamniku 11, Toski, Shkodra 2, Kurti 5, Hasani 1, Asllani, Isufi 12.

Drenica: Thaqi, Gjota, Zariqi 2, Sahiti 5, Hamza 7, Binaku 4, Batatina 4, Gashi 6, Baliu 3, Zekaj 3, Kastrati 17, Muqolli 2, Geci.

Trepça – Llapi 34:28 (16:11)

Trepça: Neziri 4, Buqinca, Cimili 4, Nimani 3, Sejdijaj, Y. Beqiri 2, A. Shabani 6, K. Terziqi 1, Zhuri 1, R. Shabani 5, Maxhera 2, B. Terziqi, Shala 6, Çabra.

Llapi: Mani, Visoka 6, Hasani 1, Osmani, Muqiqi 3, Havolli 6, Hoxha 7, Bogujevci 1, Bajrami, Beshiri 4.

Vushtrria – Besa Famgas 21:45 (10:24)

Vushtrria: Pllana, Melenica, Gubetini 5, Jashari, Klinaku 5, Abazxhiku 4, Musa 1, Karaqa, Mehmeti 1, Miftari 1, Emini, Selaci, Ar. Karaqa 2, A. Musa 2, M. Jashari.

Besa Famgas: Kouri 3, Prce 3, Mihaljeviq, Visoka 5, Luzha, Mushkolaj 7, J. Muqolli, Ramosaj 2, Y. Muqolli 10, Tahirukaj, Vokshi 1, Jupa 5. Gjuka 6, Idrizi, Kukrika 3.

Lajme tjera