Prishtina eliminohet nga Kupa Evropiane

KH Prishtina e ka humbur edhe ndeshjen e dytë të raundit të tretë të Kupës Evropiane. Të dielën në Athinë, Prishtina humbi me rezultat të lartë, 41:8. Në lojën e Prishtinës nuk ka funksionuar thuajse asgjë dhe ajo i jep fund aventurës evropiane për këtë edicion.

Albi Gjuka shënoi tri gola për Prishtinën, Agon Bajqinovci dy, ndërsa nga një e shënuan Lulzim Shabani, Arben Dugolli e Rifat Visoka.Ndeshjen e parë, të luajtur të shtunën, Prishtina e humbi me 37:19.

Lajme tjera