Prishtina është finalistja e parë e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Prishtina në gjysmëfinale, të premten pasdite në Istog, e mposhti Ferizajn me rezultatin 29:21. 17:13 në të mirë të Prishtinës ishte rezultati pas pjesës së parë.
Alma Nivokazi dhe Ivana Bojoviq me nga 7 gola udhëhoqën Prishtinën. Te Ferizaj u dallua Albulena Kelmendi me 11 gola.
Ferizaj – Prishtina 21:29 (13:17)
Ferizaj: Trenoska, Sylejmani 2, Kupina, Qerkini, Sefedini 1, Kelmendi 11, Basha 1, Ramabaja 5, Huruglica, Stojkovska 1, Mi. Gjinolli, Dervishi, Bytyqi, Haliti, Rashiti, Ma. Gjinolli
Prishtina: Uka, Kaba, Keita 5, Krasniqi, Prapashtica 3, Shala, Ajvazi, Kongjeli, Stagova 3, Behluli, Nivokazi 7, Maloku, Ipçi 4, Berisha, Krasniqi, Bojoviq 7