Prishtina fiton derbin e stinorit

Prishtina i ka dhënë fund serisë së gjatë pa humbje të skuadrës pejane Besa FamGas. Të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë, Prishtina fitoi ndaj Besës me rezultat 35:29. Ndeshja i takoi javës së 16-të të Superligs së Kosovës në hendboll (meshkujt), ndërsa u cilësua si derbi i stinorit. Besa kishte fituar 15 ndeshjet e deritashme, ndërsa humbje nuk kishte pësuar në kampionat për afro katër vite. Gjatë kësaj kohe ka barazuar dy herë, por humbje nuk kishte pësuar.

Tani të dy skuadrat i kanë nga 30 pikë dhe pritet luftë e fortë për titull në këtë edicion të kampionatit të Kosovës në hendboll. Prishtinën drejt fitores e ka udhëhequr Deniz Terziqi që shënoi plot 13 gola. Te Besa më efikasi ishte Tarik Megjiq me tetë gola. Ndeshja ka mbledhur rreth 500 shikues në palestër, ndërsa pjesën e parë e fitoi Prishtina me rezultat 17:12.

Në ndeshjen tjetër të së shtunës, Trepça nuk lejoi befasi në “Minatori” duke fituar ndaj Samadrexhës me rezultat 34:28. Trepça është e pesta me 15 pikë kurse Samadrexha e parafundit (9) me dy pikë. I. Nuhi me nëntë gola ishte më efikasi te Trepça, ndërsa L. Sadiku shënoi 11 herë për samaderxhasit.

Java e 16-të u hap të premten me ndeshjen mes Dritës dhe Vushtrrisë. Fitore në Gjilan shënoi Vushtrria me rezultat 36:25.

Të dielen (nesër) nga ora 17:00 luhen dy ndeshjet e fundit të xhiros. Në Gjakovë, Vëllaznimi e pret Zhegrën kurse në Podujevë takohen Llapi e Kastrioti.

Prishtina – Besa FamGas 35:29 (17:12)

Prishtina: Berisha, Esati, Krasniqi, Ademi 3, Zherka 5, Fetahu 4, Gashi, Prekazi 2, Kastrati, Sula 5, Murtezi, Gjuka 3, Shahini, Terziqi 13, Bajqinovci, Visoka.

Besa FamGas: Curri, Idrizi 2, Biljaka 6, Broqi, Gjuka 3, Jupa 4, Dri. Tahirukaj 5, Tetova 1, Megjiq 8, Beqiraj, Dre. Tahirukaj, Ramosaj, Kukrika, Berisha, Shala, Tafili.

Trepça – Samadrexha 34:28 (17:13)

Trepça: Terziqi, Tahiri, Mziu 7, Beqiri 3, A. Shala, B. Shala 5, Nuhi 9, Qela 2, Basholli 6, Sejdiu 2.

Samaderxha: Bunjaku, Sadiku 11, A. Maloku 7, B. Maloku, A. Maloku, F. Maloku 3, Sopjani 1, Jashari 5, Basholli 1, S. Maloku, Merovci, Sh. Maloku.

Lajme tjera