Prishtina fiton derbin në Ferizaj

Skuadrat mysafire kanë shënuar fitore në ndeshjet e javës së 27-të të Superligës A për meshkuj, që u luajtën të shtunën. Derbin e xhiros mes Kastriotit dhe Prishtinës e fitoi skuadra nga kryeqyteti me rezultat 33:31. Pas pjesës së parë epërsia në të mirë të Prishtinës ishte pesë gola, 19:14.

Besa FamGas fitoi bindshëm ndaj Dritës në Gjilan me rezultatin 39:20. Në Gjilan u luajt edhe ndeshja Zhegra – Vëllaznimi që u mbyll me fitoren e gjakovarëve me 38:31.

Besa është e para me 52 pikë. Prishtina renditet e dyta me 48 ndërsa Kastrioi mbanë vendin e tretë me 30 pikë. Drita e vendit të katërt i ka 28 pikë. Këto katër skuadra do të luajnë në plejof. Jashtë plejofit do të mbesin Vëllaznimi që në vendin e pestë i ka 21 pikë dhe Zhegra e vendit të gjashtë. Zhegra i ka 19 pikë.

Superliga A
Kastrioti – Prishtina 31:33 (14:19)

Kastrioti: Mehmeti, D. Dugolli, Syla 1, Salihu 5, A. Dugolli, Rexhepi, Bislimi 6, Shabani 4, Haxhimusa 10, Rr. Ramadani 3, Mustafa 1, D. Ramadani, Rudari 1, Hoxha.

Prishtina: Ademi, Krasniqi 1, Bajqinovci, Fetahu 3, Zuka 3, Esati, Stoilov, Murtezi, Prekazi 5, Visoka, Katrati, Syla 6, Zherka 1, Kostevski, Terziqi 14.

Drita – Besa FamGas 20:39 (10:18)

Drita: Sylejmani, Misini 1, Huruglica 1, Murtezi 1, Huruglica 2, Veliu 4, Bunjaku 1, Selmani 10, Azizi, Ahmeti.

Besa FamGas: D. Tahirukaj 5, Ramosaj, Megjiq 3, Tetova 4, Dr. Tahirukaj 4, Jupa 4, Gjuka, Broqi, Biljaka 3, Curri, J. Muqolli 10, Beqiraj, Idrizi 4, Y. Muqolli 2, Berisha.

Zhegra – Vëllaznimi 31:38 (17:16)

Zhegra: A. Agushi 6, A. Isufi 4, Haziri 6, Isufi 3, Shaqiri 1, Idrizi 1, Aliu 10.

Vëllaznimi: Luzha, Cula 7, Spahia 3, Lluka 11, Fana 3, Rexha, Mamusha 7, Leka 7.

Lajme tjera