Prishtina fiton ndaj Kastriotit në Ferizaj

Prishtina është kthyer te fitorja në Superligë. Pasi e mposhti Vushtrrinë në garën për Kupë, Prishtina të shtunën e mposhti Kastriotin në Ferizaj në kuadër të xhiros së 23-të të Superligës A. Prishtina fitoi me rezultat 40:33.
Skuadra mysafire ishte në epërsi nga fillimi, por vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan 27:27 në minutën e 45-të. Por prapë Prishtina u shkëput dhe Kastrioti nuk kishte forcë për kthim tjetër.
Sergio Barreto i shënoi 8 gola për Prishtinën, ndërsa Enis Kuleta i realizoi gjashtë. Te Kastrioti, 11 gola i shënoi Hamdi Salihu, ndërsa shtatë i kishte Festim Mustafa.

Lajme tjera