Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Prishtina fiton në Podujevë, Vushtrria në Gjilan

Të enjten janë luajtur dy ndeshje tjera të javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Vushtrria ka fituar bindshëm ndaj Dritës në Gjilan me rezultat 48:30. Pas pjesës së parë rezultati ishte 25:16 për vushtrriasit.

Me fitore Vushtrria është ngritur në vend të tretë me 7 pikë, kurse Drita mbetet e fundit pa pikë.
Pas fitores së shënuar të enjten në vend të parë ka dalur Prishtina, që tani i ka 10 pikë, dy më tepër se Besa Famgas që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Prishtina e ka mposhtur Llapin në Podujevë me rezultat 51:29. Pas pjesës së parë rezultati ishte 23:14 për Prishtinën. Llapi renditet i shtati me 2 pikë.

Drita – Vushtrria 30:48 (16:25)

Drita: Isufi 8, Sllamniku 6, Latifi 6, Huruglica, Asllani, Veliu 6, Shkodra 4, Tosku, Mehmeti.

Vushtrria: Krasniqi, Selaci, Gubetini 13, Jashari 9, Abazxhiku 3, F. Jashari 3, A. Karaqa 2, Ar. Karaqa 2, Miftari, Musa 4, Klinaku 12, F. Musa 1, Pllana, Ibishi.

Llapi – Prishtina 29:51 (14:23)

Llapi: Bogujevci, Maloku, Beshiri, Mani, Visoka 1, Bajrami 2, Hasani 6, Hoxha 8, Muqiqi 3, E. Bogujevci, Osmani, Havolli 7, J. Mani 2.

Prishtina: Agushi, Beqiraj, Fetahu 7, Beshiri 10, Ademi 5, Gjuka 1, Bajqinovci 7, Hoxha 2, Kuleta 3, Sherifi, Abazi 5, Prekazi 11.

Lajme tjera